Deputeti i PS, Erion Braçe ka reaguar në rrjetin social Instagram lidhur me qëndrimin që TikTok mbajti pas lajmit për mbylljen e platformës në Shqipëri për 1 vit.
Braçe ka krahasuar TikTok me Partinë Komuniste Kineze duke reaguar ashpër në lidhje me kërkesën e tyre “për sqarime urgjente”.
Ai ka sugjeruar që TikTok të sjellë një version të moderuar të platformës në Shqipëri, teksa e ka cilësuar versionin aktual si një armë që do të asgjësohet.