
Është dhënë urdhri për evakuimin e banorëve në tre fshatra të Gramshit: Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, për shkak të dy fronteve të rrezikshme zjarri me të cilat po përballet zona që prej mëngjesit.
Banorët e fshatrave Ërmenj, Harunas dhe Zenelas të largohen menjëherë nga banesat dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt. Fshati Skënderbegas është evakuuar
Një person ka humbur jetën, ndërsa disa të tjerë kanë mbetur të bllokuar nga flakët, që kanë përfshirë fshatrat e Gramshit.
Sipas policisë, dyshohet se i moshuari, rreth 80 vjeç ndezi zjarr në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Kullollas këtë paradite.
Zjarri më pas doli jashtë kontrolli dhe u përhap masivisht në disa fshatra të rrethit të Gramshit. Si pasojë e asfiksimit, i moshuari humbi jetën.
Aktualisht, vijon beteja me flakët në disa fshatra të Gramshit.
Në terren janë dislokuar 80 trupa të Forcave të Armatosura në mbështetje të forcave vendore, të cilat po punojnë pa ndërprerje për izolimin e flakëve.
Për shkak të zjarreve, u bëjmë thirrje banorëve të fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë të largohen menjëherë nga banesat e tyre dhe të bashkëpunojnë me autoritetet për evakuimin e sigurt thuhet ne njoftimin e ministrise se mbrojtjes.