Rreth orës 20:27, në lagjen “15 Tetori”, dyshohet se për motive të dobëta, 51 vjeçari i identifikuar me emrin Abaz Rohani, person me precedent penal, ka plagosur me thikë 41-vjeçarin, Xhafer Kamberi, banues në lagjen “24 Maji”, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, nën kujdesin e mjekëve, në gjendje të rënduar shëndetësore. Ndërsa autori në arrati.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.