Pavel Durov, 40 vjeç, i tha gazetës franceze “Le Point” në një intervistë për vendimin e tij për të ndarë pasurinë e tij. Ajo llogaritet rreth 17.1 miliardë dollarë, sipas Forbes. Baba i gjashtë fëmijëve nëpërmjet ngjizjes natyrore, Durov tha se ka qenë gjithashtu dhurues për mbi 100 fëmijë në 12 vende. Miliarderi u bë fillimisht dhurues sperme për të “ndihmuar një mik”, tha ai, duke ruajtur anonimitetin.

“Dua të specifikoj se nuk bëj asnjë dallim midis fëmijëve të mi. Ka nga ata që janë ngjizur natyrshëm dhe nga ata që vijnë nga dhurimet e mia të spermës”, tha ai. “Ata janë të gjithë fëmijët e mi dhe të gjithë do të kenë të njëjtat të drejta”

Durov tha se fëmijët e tij nuk do të kenë qasje në trashëgimi, pas vdekjes së tij, deri në 30 vjet nga dita që dha intervistën për Le Point. Ata mund ta ‘prekin’ trashëgiminë më 19 qershor 2055.

“Dua që ata të jetojnë si njerëz normalë, të ndërtojnë veten, të mësojnë të besojnë në vetvete, të jenë në gjendje të krijojnë, të mos jenë të varur nga një llogari bankare”, thotë Durov.

Ai vendosi ta ndajë pasurinë e tij tani sepse “puna e tij përfshin rreziqe”, siç thotë – një referencë të dukshme për çështjet ligjore me të cilat është përballur në Telegram.

Aplikacioni i mesazheve, i themeluar në vitin 2013, është i njohur për opsionet e tij të privatësisë dhe enkriptimit. Por kjo ka krijuar edhe probleme me zbatimin e ligjit.

Autoritetet franceze ngritën akuza ndaj Pavel Durov në gusht 2024 dhe e akuzuan atë si bashkëpunëtor në drejtimin e një platforme në të cilën kryen aktivitete të paligjshme – të tilla si materiale abuzimi seksual me fëmijë, trafik droge dhe mashtrim./SHQIPTARJA

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu