Hashim Thaçi e Bashkim Smakaj nuk janë deklaruar lidhur me fajësinë për aktakuzën e ngritur ndaj tyre për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë.

yacht hotel sarande

Gjyqtarja Majorie Masselot tha se deri më 7 janar duhet të marrin deklarimin mbi fajësinë e tyre. E nëse nuk deklarohen, atëherë gjykata do ta bëjë deklarimin e tyre të pafajshëm në emër të tyre.

E Thaçi ka thënë se nuk përbën pengesë dhe rrezik për askënd dhe asnjë projekt politik. Ai tha se mosrespektimi i Kushtetutës paraqet rrezik për minimin demokratik të Kosovës.

Zyra e Prokurorit të Specializuar ngriti aktakuzë ndaj Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit lidhur me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

“E dini para 4 vjetësh 2020, u ngrit aktakuzë kundër meje vetëm tre muaj para se të rizgjedhesha president i vendit. Tash para 10 ditëve, nxitimthi Zyra e Prokurorit prezantoi aktakuzë shtesë, vetëm dy muaj para zgjedhjeve Parlamentare në Kosovë. Duhet të sqarojë edhe njëherë, nuk jam pjesë e garës politike, e as s’kam ndonjë ambicie politike, as për president, as për kryeministër as për deputet e as ndonjë ambicie tjetër për ndonjë pozitë publike. Ritheksoi se nuk jam pengesë e as nuk paraqes rrezik për askënd në kuptimin politik, e as për ndonjë projekt qeverisës. Gjithë jetën time kam punuar për lirinë e shtetin e Kosovës me vizionin për anëtarësim në NATO, Bashkim Evropian e raport special të përjetshëm me SHBA-në. Por e nderuara gjyqtare dëshiroj të ritheksojë dhe nënvizojë domsodshmërinë e respektimit të Kushtetutës e ligjeve të Kosovës në këtë sallë. Mosrespektimi i Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës e normave tjera ligjore nga palët në këtë sallë të shenjtë për drejtësinë, paraqet rrezik për minimin e demokracisë në Kosovë. Paraqet rrezik për cenimin e besimit qytetarë. Prandaj shtoj që të ruhet vetëpërmbajtja institucionale nga të gjithë edhe në këtë sallë”, tha Thaçi./koha ditore

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu