Të paktën 32 persona, mes tyre 14 fëmijë, kanë humbur jetën nga përmbytjet e menjëhershme që përfshinë Kerr County në Texas. Autoritetet kanë konfirmuar se mes viktimave janë edhe banorë të një kampi veror të krishterë për vajza, ku aktualisht rezultojnë të zhdukura edhe 27 vajza të tjera.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë ende në vijim, me ekipet e emergjencës që po kërkojnë ende për njerëz të gjallë. Deri tani janë shpëtuar mbi 850 persona që ndodheshin në zonën e përmbytjeve.

Sekretarja për Sigurinë Kombëtare, Kristi Noem, deklaroi se presidenti amerikan Donald Trump është duke ndjekur nga afër situatën dhe ka vendosur që ndihma federale të vihet në dispozicion të zonave të goditura.

Zyrtarët lokalë thanë se përmbytjet erdhën papritur dhe paralajmërimet për motin e keq nuk ishin të mjaftueshme për të shmangur tragjedinë. Sipas tyre, operacionet e shpëtimit do të vazhdojnë pa u ndalur derisa të gjenden të gjithë personat e zhdukur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu