
Këtë të dielë, 28 shtator 2025, një person i armatosur ka hapur zjarr në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve në Grand Blanc në Michigan, ndërsa kisha ishte e mbushur me besimtarë.
Autori u neutralizua shpejt nga policia, ndërsa nuk dihet numri i të plagosurve.
Ngjarja ndodhi ndërsa komuniteti po vajtonte vdekjen e presidentit më të vjetër të kishës, Russell Nelson, i cili ndërroi jetë një ditë më parë në Salt Lake City në moshën 101 vjeçare.
Siç raporton The Guardian, nga Shtetet e Bashkuara janë raportuar disa sulme këtë fundjavë.
Sulmi në North Carolina
Në Southport, North Carolina, rreth orës 21:30 të së shtunës, një person i identifikuar si Nigel Edge hapi zjarr nga një varkë drejt një turme që qëndronte pranë një bari në zonën e portit. Pasojat ishin fatale, me tre të vdekur dhe të paktën tetë të plagosur.
Sulmi në kazinonë e Texas
Në Eagle Pass, Texas, një sulm në kazinonë Kickapoo Lucky Eagle ndodhi mëngjesin e sotëm. Dy persona mbetën të vrarë dhe pesë të plagosur. Autoritetet po kërkojnë autorin, ndërsa motivi nuk është bërë publik.
Sulmi në New Orleans
Në Bourbon Street, New Orleans, një grua u vra dhe tre të tjerë u plagosën në një incident në rrugën kryesore të qytetit.
Sipas Gun Violence Archive, brenda këtij viti, janë regjistruar më shumë se 320 sulme masive në Shtetet e Bashkuara.
/tvklan.al