Një tërmet me magnitudë 4.0 është regjistruar pak pas mesnatës në Shqipëri.
Sipas të dhënave paraprake, lëkundja u regjistrua në orën 00:59 të datës 20 tetor 2025 (22:59 UTC të datës 19 tetor), rreth 16 km në jugperëndim të Çorovodës dhe 77 km në jug të Elbasanit, me një thellësi vetëm 2.5 kilometra.

Epiqendra ndodhej në koordinatat 40.42007 N, 20.07523 E.
Lëkundjet janë ndjerë në disa qytete të jugut të vendit, përfshirë Vlorën, Beratin dhe Skraparin. Disa banorë kanë raportuar ndjesi të qarta dridhjeje, por deri tani nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar.

Tërmeti është regjistruar nga aplikacionet ndërkombëtare të monitorimit sizmik dhe ka ngjallur diskutime në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë kanë ndarë përvojën e tyre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu