Katër të vdekur u raportuan pas një tërmeti me magnitudë 5 të shkallës Rihter që goditi Kashmarin në provincën Razavi Khorasan të Iranit verilindor sot.
Guvernatori i Kashmarit, Hoxhatollah Shariatmadari tha se në tërmetin e së martës në qytet janë lënduar edhe 120 persona, prej të cilëve 35 të shtruar në spital.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, tërmeti kishte origjinën afërsisht pesë kilometra nga Moghan, provinca Razavi Khorasan, ndërsa mediat lokale iraniane raportuan magnitudën 5 me epiqendër në një thellësi prej gjashtë kilometrash.
Irani, i cili ndodhet në linja të mëdha pllakash tektonike përjeton aktivitet të shpeshtë sizmik. Në nëntor një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 e goditi afër kufirit me Irakun, duke rezultuar në mbi 530 viktima dhe mijëra të plagosur.
Irani përjeton mesatarisht 10,000 tërmete në vit, sipas OKB-së, me vendin që ende po vuan nga tragjedia e vitit 2003, kur një tërmet me magnitudë 6.6 shkatërroi qytetin historik të Bamit, duke marrë jetën e dhjetëra mijëra personave.