Zbardhen emrat e plotë të të 4 personave të arrestuarve me urdhër të SPAK. Përveç drejtuesit të Prokurorisë Vlorë, Aurel Zarka,
Në pranga ra dhe Eriona Daupaj, magjistrate në Shkollën e Magjstraturës, ish-oficere e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe hetuese në BKH, aktualisht magjistrate si dhe avokatët Radovan Çela si dhe Astrit Vladi.
BalkanWeb raporton se të dyshuarit kanë abuzuar me detyrën lidhur me një procedim.
Aurel Zarka, kryeprokurori i Vlorës, i arrestuar me urdhër të SPAK, rezulton edhe përdorures i aplikacioneve SKY ECC. Hetimet vazhdojnë.