Një tërmet me magnitudë 8.8 ka goditur gadishullin Kamçatka në Lindjen e Largët të Rusisë, duke shkaktuar alarme për cunami në të gjithë Oqeanin Paqësor. Autoritetet në Japoni, SHBA, Hawaii, Ekuador, Peru, Kinë dhe ishujt Galapagos kanë nisur evakuime masive në zonat bregdetare.

Pikat kryesore të situatës:

Valë cunami deri në 4 metra janë regjistruar në Kamçatka, ndërsa 30 cm valë kanë përfshirë qytetin Hokkaido në Japoni.

Japonia ka evakuuar zona të gjera nga Hokkaido në veri deri në Wakayama në jug. Punonjësit e centralit bërthamor Fukushima janë evakuuar, por nuk ka raporte për dëme.

Guvernatori i Hawaii-t u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet për evakuim. Presidenti Donald Trump ka kërkuar që amerikanët të jenë në gatishmëri.

Në Hawaii janë dëgjuar sirenat e cunamit, ndërsa rrugët janë bllokuar nga automjete që kërkojnë të ngjiten në zona më të larta.

Në qytetin port të Severo-Kurilsk në Rusi, valët përmbytën portin, dëmtuan infrastrukturën dhe tërhoqën anijet në det të hapur.

Sizmologët paralajmërojnë pasgoditje të fuqishme deri në magnitudë 7.5 për të paktën një muaj.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së, ky tërmet renditet mes gjashtë më të fuqishmëve të regjistruar ndonjëherë, në të njëjtin nivel me tërmeti i vitit 2010 në Kili.

Autoritetet theksojnë se vala e parë mund të mos jetë më e forta dhe paralajmërojnë se rreziku mbetet i lartë në orët në vijim.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu