Myanmar, 28 Mars 2025 – Një tërmet i fuqishëm ka goditur sot Myanmar-in, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe dëme materiale në disa rajone. Sipas të dhënave paraprake, tërmeti ka pasur një magnitudë prej 7.7 të shkallës Rihter, me epiqendrën 10 km nën tokë në afërsi të qytetit Mandalay.

Lëkundjet u regjistruan në orët e para të mëngjesit dhe kanë zgjatur për disa sekonda, duke u ndjerë edhe në disa pjesë të Tajlandës, Laosit dhe Bangladeshit. Deri tani nuk ka raportime për viktima, por banorët e Mandalay, qyteti i dytë më i madh në Mianmar me 1.5 mln njerëz thanë për Reuters se ka shumë ndërtesa të shembura.

Shërbimet e emergjencës kanë nisur evakuimin e disa zonave të prekura, ndërsa shkollat dhe institucionet publike janë mbyllur përkohësisht. Qytetarëve u është bërë thirrje të qëndrojnë të sigurt dhe të shmangin zonat e rrezikshme derisa të përfundojnë kontrollet strukturore.

Autoritetet ndërkombëtare të monitorimit të tërmeteve po ndjekin situatën nga afër dhe paralajmërojnë për mundësinë e paslëkundjeve të tjera në orët në vijim.

 

 

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu