Një tërmet me magnitudë 4.6 ka goditur mbrëmjen e sotme Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, duke shkaktuar panik tek banorët dhe duke u ndjerë në disa qytete të 2 vendeve por edhe në  Shqipëri e Serbi.

Sipas të dhënave paraprake nga EMSC, epiqendra ndodhej rreth 22 kilometra në lindje të Prizrenit dhe rreth 15 kilometra në veri të Tetovës, ndërsa thellësia ishte rreth 5 kilometra, çka zakonisht bën që goditja të ndihet më fort në sipërfaqe.

Tërmeti u regjistrua rreth orës 22:05 me orën lokale. Deri tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar, por pritet një bilanc zyrtar nga autoritetet.

Sipas raportimeve të para, lëkundjet kanë qenë të forta dhe kanë zgjatur disa sekonda, duke bërë që shumë qytetarë të dalin jashtë banesave nga frika.

Deri në këto momente nuk ka informacione zyrtare për dëme materiale apo persona të lënduar, ndërsa autoritetet sizmologjike pritet të publikojnë të dhëna më të detajuara mbi epiqendrën dhe thellësinë e tërmetit.

Rajoni i Ballkanit njihet për aktivitet sizmik të vazhdueshëm dhe tërmete të kësaj magnitude mund të ndihen gjerësisht, edhe pse jo gjithmonë shkaktojnë dëme.

Ekspertët këshillojnë qytetarët të ruajnë qetësinë, të shmangin panikun dhe të ndjekin njoftimet zyrtare në rast pasgoditjesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu