Mbetet mister fundosja e një varke me vela në brigjet e Sicilisë teksa vazhdojnë tre ditësh kërkimet. Ka shumë pikëpyetje që po u japin jetë dhe teorive të shumta konspirative që ushqehen edhe nga vdekja e Stephen Chamberlain, ortaku i Myke Lynch, manjatit britanik të teknologjisë të cilit i përkiste jahti. Që të dy ishin përfshirë një një rast mashtrimi në SHBA ku akuzoheshin se ishin përfshirë në shitjen 11 mld dollarë të një kompanie informatike. Në të njëjtën ditë me zhdukjen e Lynch gjeti vdekjen i shtypur nga makina teksa bënte vrap partneri i tij.
Fundosja e një jahti me direk 72 m të lartë dhe i ndërtuar që t’i bënte ballë cdo stuhie është një enigmë më vete së cilës nuk po i japin shpjegim ekspertët. Hipotezat janë të shumta por vështirësohen nga fakti se varka është gjetur e paprekur në fund të detit dhe nuk ka dëme. Nuk përjashtohet edhe një gabim njerëzor. Kompania që e ka prodhuar mjetin lundrues 56 metra të gjatë thotë se varka ka marrë ujë njëherësh sepse nuk ka dëme as në strukturë dhe as në xhama.
Ajo që i lë pa fjalë të gjithë është sesi fundoset në pak sekonda një mjet i tillë lundrues i përgatitur për dallgë të mëdha, mure uji dhe erëra të fuqishme.
Ekipet e kërkimit me zhytës që hyjnë në 50 m thellësi e kanë të vështirë punën pasi duhet të manovrojnë në mjediset e brendshme të barkës me vela.
4 trupa u gjeten sot mes te cileve Mike Lynch dhe e bija.
Ne kerkime mori pjese dhe nje dron nenujor.
View this post on Instagram
Ne bord lundronin 22 persona, 15 prej te cileve jane shpetuar.