Vetëm katër minuta pasi Trump u qëllua, postimi i parë u shfaq në X (ish twitter) me fjalët se Lëvizja politike Antifa e Presidenti Biden qëlloi ish presidentin Trump.

Brenda një gjysmë ore, një tjetër llogari në të njëtën platformë me lidhje me konspiracionet e QAnon pretendoi se urdhri për sulmin u dha nga shërbimet sekrete. Më pas ishte aktivistja e së djathtës ekstreme Laura Loomer që nxorri disa deklarata të Biden dhe shkruajti “ata u përpoqën ta vrasin”, por pa dhënë asnjë provë.

yacht hotel sarande

Një orë më vonë kur detajet zyrtare ishin ende të pakta, teoria se Biden dhe aleatët  e tij kishin orkestruar sulmin ndaj Trump u amplifikua nga ligjvënës republikanë, simpatizantë rusë dhe deri edhe nga një politikan brazilian.

24 orë më vonë, postimet me pretendime të paverifikuara ishin parë nga miliona njerëz dhe vazhdonin të shpërndaheshin në rrjet.

Idea se Presidenti Biden qëndronte pas të shtënave kundër Trump ishte teoria konspirative më dominuese. U shfaq menjëherë dhe u përhap me shpejtësi duke u katapultuar nëpër platforma të vogla e të mëdha, në kohën që informacioni ishte i pakët. Ky ishte shembulli më goditës i shpejtësisë, shkallës së përhapjes së thashetheme në media sociale, që shpesh kalcifikohen në të vërteta të pranueshme, shumë më efektive se përpjekjet për t’i hedhur poshtë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu