
Një person ende i paidentifikuar dyshohet se ka tentuar dy grabitje brenda pak minutash në Shkodër, duke shkaktuar alarm tek autoritetet dhe qytetarët. Ngjarja e parë u regjistrua rreth orës 19:00 në lagjen “Vasil Shanto”, ku autori hyri në filialin e Posta Shqiptare dhe tentoi të marrë me forcë një shumë parash. Ai nuk arriti të marrë paratë dhe, gjatë largimit, theu xhamin e sportelit.
Rreth 15 minuta më vonë, në sheshin “Prek Cali”, i njëjti person dyshohet se hyri në një subjekt tregtar (market) dhe tentoi sërish të merrte para me forcë, por u konfliktua me punonjësin dhe u largua pa arritur qëllimin.
Shërbimet e Policia e Shtetit kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në terren për kapjen e autorit. Ndërkohë, grupet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryejnë veprime për zbardhjen e plotë të dy rasteve dhe dokumentimin ligjor të tyre.






