
Momente paniku u përjetuan në Bolonjë, ku të dielën një i ri tentoi të rrëmbejë një foshnje nga karroca. Ngjarja ndodhi në Via Carracci, pranë stacionit, dhe u ndërpre falë reagimit të menjëhershëm të prindërve të foshnjës dhe disa kalimtarëve, të cilët penguan tentativën dhe lajmëruan policinë.
I riu, me origjinë gambiane dhe i vendosur në një komunitet lokal, u përpoq të largohej, por u lokalizua shpejt në parkun Villa Angeletti nga agjentët e komisariatit Bolognina-Pontevecchio, falë përshkrimeve të dhëna nga dëshmitarët.
Sindikatës së policisë Siulp, në një deklaratë zyrtare, i falënderoi kolegët për shpejtësinë e reagimit dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të qytetarëve dhe prindërve të foshnjës.
Ngjarja është ende nën hetim nga autoritetet përkatëse.