Komanda Lindore e Ushtrisë Kineze publikoi një hartë që tregonte nëntë zona rreth Tajvanit, ku zhvilloi stërvitje.

Si pjesë e një operacioni të rrallë, roja detare e Kinës rrethoi Tajvanin dhe kreu patrulla që i quajti “ligjzbatuese” pranë ishujve në det të hapur të Tajvanit, sipas mediave shtetërore kineze.

yacht hotel sarande

Ministria e mbrojtjes e Tajvanit tha se nuk do të përshkallëzojë situatën në përgjigjen e saj ndaj stërvitjeve ushtarake të Kinës, por ka rritur gatishmërinë dhe po vëzhgon lëvizjet e forcave raketore të Kinës.

“Stërvitjet e paarsyeshme provokuese ushtarake të Ushtrisë së Kinës nuk rrezikojnë sigurinë vetëm në ngushticën e Tajvanit, por ato gjithashtu janë në kundërshtim me frymën e zhvillimit të marrëdhënieve në rajonin e ngushticës së Tajvanit, minojnë seriozisht sigurinë në rajon dhe kërcënojnë rendin ndërkombëtar”, tha Sun Li-Fang, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes në Tajvan.

Këshilli i Tajvanit mbi Çështjet e Politikave ndaj Kinës tha se manovrat e fundit ushtarake të Kinës dhe refuzimi i Pekinit për të hequr dorë nga përdorimi i forcës janë “provokime flagrante”, që minojnë seriozisht paqen dhe qëndrueshmërinë rajonale.

Tajvani i qeverisur në mënyrë demokratike, të cilin Kina e konsideron pjesë të territorit të saj, ka qenë në gjendje gatishmërie në pritje të stërvitjeve ushtarake nga Kina që nga fjalimi i Presidentit Lai Ching-te në ditën kombëtare javën e kaluar, në të cilin ai tha se Kina nuk ka të drejtë të përfaqësojë Tajvanin. Gjatë fjalimit Presidenti Lai Ching-te gjithashtu ofroi të bashkëpunojë me Pekinin.

Përmes një deklarate Departamenti i Shtetit tha se Uashingtoni “është seriozisht i shqetësuar nga stërvitjet ushtarake të ushtrisë kineze në ngushticën e Tajvanit dhe rreth Tajvanit.”

Zëdhënësi Matthew Miller i kërkoi Kinës “të vetëpërmbahet dhe të shmangë çdo veprim të mëtejshëm që mund të dëmtojë paqen dhe qëndrueshmërinë përgjatë ngushticës së Tajvanit dhe më të gjerë në rajon./Voa

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu