Teksa orari i protestës së opozitës me bllokim të disa akseve në gjithë vendin po shkon drejt fundit, situata është tensionuar në zonën e Mbikalimit të Kamzës, ku protestuesit e PD janë përplasur me forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
Deputetët e Partisë Demokratike Flamur Noka dhe protestues të PD u përplasën me efektivë të policë të cilët në një moment u rreshtuan në rrugën e bllokuar prej tyre.
Në një moment ata janë përplasur fizikisht me efektivët e rreshtuar duke iu kërkuar që të largohen pasi sipas tyre janë duke provokuar protestuesit.
6 akse kryesore në vend do të jenë të paralizuara për shkak të protestës së opozitës që ka nisur në orën 17:00.
View this post on Instagram
Konkretisht akset rrugore që janë bllokuar janë “Tiranë–Durrës”, pranë mbikalimit të Kamzës; “Durrës-Tiranë”, pranë mbikalimit të Shkozetit; “Kashar–Milot”, pranë kryqëzimit të Milotit; “Elbasan–Tiranë”, te rrethrrotullimi i Bradasheshit; “Durrës–Fier”, te rrethrrotullimi i Rrogozhinës dhe “Levan–Tepelenë”, te rrethrrotullimi i Levanit.