
Situata para godinës së Kuvendit u tensionua mbrëmjen e sotme, kur deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, u përplas me forcat e policisë gjatë protestës së opozitës.
Pas përfundimit të protestës para Kryeministrisë, protestuesit marshuan në këmbë drejt Parlamentit, ku u regjistruan përplasje mes mbështetësve të opozitës dhe forcave të rendit. Policia ndërhyri duke përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës, si në zonën e Kryeministrisë ashtu edhe para Kuvendit.
Pamjet video tregojnë momentet e tensionit, ku deputeti Luçiano Boçi shihet i përfshirë në përplasjen verbale me efektivët e policisë, ndërsa situata u përshkallëzua për disa minuta para se forcat e rendit të forconin perimetrin e sigurisë rreth Parlamentit.
Autoritetet kanë shtuar masat e sigurisë përreth institucioneve kryesore, ndërsa situata vijon të monitorohet.



