Është shoqëruar me tensione dhe përplasje seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvend, ku deputetët e opozitës janë përplasur me efektivët e Gardës në hyrje të sallës së seancave plenare. Garda, e pozicionuar në hyrje të Kuvendit, ndaloi hyrjen e disa deputetëve të opozitës të përjashtuar nga seancat e mëparshme.

Deputetët u përplasën me efektivët e Gardës duke i akuzuar se po shtypin zërin e të zgjedhurve nga populli.

yacht hotel sarande

Deputeti i Partisë Demokratike kërkoi që agjencitë ligjzbatuese të mos e përdorin forcën ndaj ligjvënësve, por të shkojnë në Shkodër, aty ku banditët po vrasin dhe njerëz të pafajshëm.

“Nuk u vjen turp, e keni kthyer në diktaturë, ngelët duke shtypur deputetët. E keni kthyer shtetin kundër opozitës, shkoni aty në Shkodër, ku po vriten nga 4 a 5 veta. Ngelët duke u marrë me opozitën. Ore, ka bërë njëherë Enver Hoxha, mos u përdorni nga Edi Rama dhe ministri i Brendshëm,” deklaroi Dogjani.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu