
ELBASAN – Tensione dhe përleshje në shkallët e stadiumit “Elbasan Arena” pas përfundimit të ndeshjes mes Elbasanit dhe Vorës, e vlefshme për javën e VII-të të Abissnet Superiore.
Pas disfatës 1-2 në shtëpi, tifozeria verdheblu ka reaguar me zemërim, duke kaluar në sektorin e tifozëve miq ku ka ndodhur një përplasje fizike.
Forcat e policisë kanë ndërhyrë menjëherë për të qetësuar situatën dhe për të shmangur përshkallëzimin e dhunës.
Ndeshja, e cila përfundoi me triumfin e Vorës, ka lënë pas një atmosferë të tensionuar, me disa tifozë të shoqëruar.
View this post on Instagram