
Në Beograd, mbrëmjen e djeshme janë regjistruar tensione mes qytetarëve që mbështesin Dijana Hrkën – nënën e Stefan Hrkës së vrarë në tragjedinë e rrëzimit të një strehimi hekurudhor në Novi Sad ku humbën jetën 16 persona – dhe mbështetësve të Partisë Progresive Serbe të presidentit Aleksandar Vuçiç.
Kush është Dijana Hrka?
Dijana Hrka është nëna e një prej viktimave kryesore të asaj ngjarjeje. Ajo ka nisur grevë urie para Parlamentit të Serbisë (Narodna Skupština) duke kërkuar zbardhjen e përgjegjësisë dhe transparencë nga autoritetet shtetërore, pasi pretendon se qeveria dhe presidenti po fshehin të vërtetën për vrasjen e djalit të saj.
Çfarë është “Çacilend”?
Pranë Pionirski Park në qendër të Beogradit, në javët e fundit është ngritur një kamp i mbyllur me çadra ku janë vendosur mbështetës të pushtetit – ky kamp njihet si “Çacilend” nga qytetarët. Ai është kthyer në simbol të përplasjes politike mes opozitës qytetare dhe pushtetit aktual. Nga ky kamp, sipas raportimeve dhe dëshmive nga veteranë që mbështeten Hrkën, mbrëmë janë hedhur mjete piroteknike ndaj qytetarëve që protestonin paqësisht.
Çfarë ndodhi konkretisht?
Veteranë të luftës, të cilët gjithashtu qëndrojnë në krah të Hrkës, kanë deklaruar se policia është paralajmëruar se disa persona nga “Çacilend” do të tentonin të provokonin incident, dhe sipas tyre policia lejoi pesë të rinj të kalonin tek gardhi i Pionirski Park dhe të hidhnin piroteknikë drejt turmës.
Policia ndërhyri duke vendosur kordone shtesë sigurie për të mos lejuar konflikt të drejtpërdrejtë, ndërsa Hrka doli para tyre duke kërkuar përgjigje, duke u shprehur se është e padrejtë të fajësohen protestuesit për piroteknikë, kur incidenti ka ardhur nga zona e kampit të pushtetit.
Atmosfera e tensionuar është shtuar edhe më tej nga muzika me volum shumë të lartë që vinte nga “Çacilend” gjatë gjithë natës, në kontrast të plotë me heshtjen e respetuar një ditë më parë në ceremoninë përkujtimore në Novi Sad për viktimat.
Kjo ngjarje shpalos një klimë të thellë mosbesimi dhe polarizimi politik në Serbi – por është një shembull tipik ballkanik ku kërkesa për drejtësi për viktimat dhe transparencë institucionale përplaset me mbyllje informacioni, kontroll politik të rrugës dhe instrumentim të turmave.







