
Vetullat, protagoniste në botën e bukurisë. Ato modelojnë fytyrën, theksojnë shikimin dhe i japin karakter çdo pamjeje. Dhe këtë vjeshtë, trendet po e çojnë më tej lojën: të plota, të holla, të dekoloruara apo me prerje – gjithçka vlen, mjafton të jetë me stil.
Sipas tendencave të diktuara nga sfilatat dhe të konfirmuara në tapetin e kuq, katër stile po dominojnë sezonin:
1. “Bleached brows” – vetullat e dekoloruara
Mia Goth dhe Jenna Ortega janë ndër ikonat që e kanë kthyer këtë look në trend. Dekolorimi i vetullave zbut tiparet, hap shikimin dhe krijon një efekt futurist që bie menjëherë në sy. Është një zgjedhje e guximshme, por shumë në modë.

2. “Eyebrow slit” – prerja e vetullës
Iris Law është shembulli perfekt: një vijë e hollë e prerë në vetulla që i jep fytyrës një look rebel dhe të fortë. Ky stil, i bërë i famshëm edhe nga Neymar Jr., i shkon shumë personave me tipare të theksuara, por shërben edhe si kontrast për fytyrat e buta. Tregon personalitet, vetëbesim dhe individualitet të theksuar.

3. “Renaissance brows” – vetulla e Rilindjes
Një rikthim surprizë: vetulla shumë të holla, delikate dhe të harkuara – frymëzuar nga portretet e shekullit XVI. Të ngjashme me stilin e Lila Moss, ato japin një pamje artistike, romantike dhe jashtëzakonisht elegante.

4. “Bold brows” – vetulla të plota dhe natyrale
Trendi që nuk ikën kurrë. Gigi Hadid dhe Irina Shayk mbeten modelet referencë të këtij stili: vetulla të dendura, të mirë kuruara dhe natyrale, që u japin fytyrës balancë dhe intensitet.

Si të kujdeseni për vetullat – “Brow care routine”
Ekspertët rekomandojnë trajtime të posaçme dhe forcuese për të mbajtur vetullat të shëndetshme:
përdorimi i serumeve me provitaminë B5 për dendësi dhe volum;
aplikimi i vajrave ushqyes për hidratim;
shmangia e make up-it të rëndë dhe produkteve skincare në zonën e vetullave, për të mos bllokuar folikulat;
masazh i lehtë me majat e gishtave për të stimuluar qarkullimin e gjakut dhe rritjen.
Vjeshta 2025 sjell më shumë guxim, më shumë lojëra me ngjyrat dhe format, dhe mbi të gjitha, liri totale për t’i personalizuar vetullat sipas stilit të secilit.




