
Pas Endri Shabanit në A2 CNN, edhe Adriatik Lapaj ka konfirmuar se Dashnor Sula nuk do të jetë në listat e koalicionit “Nisma Shqipëria bëhet” për zgjedhjet e 11 majit.
Ai zbuloi edhe arsyet, ndërsa theksoi se listat ende nuk janë mbyllur zyrtarisht. “Nuk jam shprehur këto 3 ditët e fundit sepse procesi ende nuk ka përfunduar. Në dijeninë time përfundon nesër dhe këto nuk janë lista përfundimtare. Për të sqaruar qytetarët, dua të them se ne jemi një lëvizje që kemi hyrë në këtë koalicion me dy subjekte të tjera. Cdo subjekt i koalicionit ka të drejtë të bëjë propozimet e veta. Ju bëj me dije se për Dash Sulën, unë personalisht, kam respekt sepse ka votuar kundër ndryshimeve kushtetuese të vitit 2008, ka votuar pro reformës në drejtësi, kundër mbylljes së listave dhe këto i ka merita e nuk mund t’ja mohojë askush./A2