
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video satirike ku ironizon hapur opozitën dhe retorikën e saj për zgjedhjet e 12 majit. Në video, Rama tallet me Sali Berishën, Lulzim Bashën dhe Adriatik Lapajn, duke parashikuar se pas humbjes në zgjedhje, opozita do të justifikojë rezultatin duke ngritur pretendime për një “masakër elektorale”.
Në montazhin e shpërndarë, Rama i paraqet kundërshtarët politikë si të fokusuar më shumë tek gjetja e justifikimeve për humbjen sesa tek gara elektorale vetë. Përmes një toni të hapur ironik, kryeministri nënvizon se retorika e “masakrës elektorale” është përgatitur që tani nga opozita, për të mbuluar dështimin e parashikuar më 11 maj.