Rreth 64 mijë të moshuar në Shqipëri jetojnë të vetmuar. Të dhënat e Censit tregojnë se nga rreth 103 mijë persona që jetojnë pa anëtarë të tjerë të familjes, 62.5% e tyre I përkasin moshës mbi 65 vjeç.

7.6% kane deklaruar se nuk kane lidhje familjare, ndërsa pjesa tjetër 4.3% janë të vetëm.

yacht hotel sarande

Referuar te dhënave, bërthama familjare me te shpeshta ne vend përbeheshin nga çifte te martuara ose bashkëjetues me fëmijë.

88.1% e popullsisë prej mbi 2.4 milion banorësh të Shqipërisë jetojnë me përbërje tradicionale, fëmijë, bashkëshort, bashkëjetues dhe prindër.

Te dhënat e Censit gjithashtu tregojnë edhe një plakje te popullsisë me rreth 7 vite krahasuar me censin e 2011.

Konkretisht një ne 5 individë rezulton mbi 65 vjeç ndërsa nëse krahasojmë me censin e 2011, rezultonte një ne 9 individë ne këtë moshe.

Megjithatë tranzicioni drejt një popullsisë te vjetër vihet re edhe ne raportin e varësisë.

Marrë kjo sipas qarqeve, Gjirokastra ka nivelin me te larte te moshuarve dhe me pak te rinj me gati 46.1% ndjekur me pas nga Vlora, Korça, dhe fieri. Ndërkohë nga ana tjetër vërejmë edhe një rritje te jetëgjatësisë.

Raporti gjinor ne popullsinë mbi 80 vjeç është 82.1% nëse konstatojmë ne shifra 5 ne 6 individë te moshës 100 vjeç e lart rezultojnë te jene femra.

Ulja e lindshmërive kombinuar me emigracionin dhe rritja e jetëgjatësisë mbeten faktorët kryesore te plakjes se popullsisë sipas INSTAT./Oranews

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu