Kryeministri Edi Rama doli sot në një mesazh të pazakontë duke hedhur poshtë të gjitha shpifjet e Sali Berishës.

E nisi me kallëzimin e Gazment Bardhit për vëllanë e ti, Olsi Rama që pak ditë më parë SPAK deklaroi se nuk ka prova që është trafikant.

yacht hotel sarande

Rama foli për akuzat e Berishës se ish-bashkëshortja e tij Matilda Makoçi në gjyqin e divorcit është akuzuar se djalin e ka me babain e tij.

Foli edhe për akuzat për homoseksualitet, skizofreni dhe dhunë ndaj grave: “Jam heteroseksual!”

Ka ndodhur që bashkëpunëtorët e mi, ministrat, deri te zv/kryeministri janë akuzuar nga SPAK-u i cili pa iniciativën time nuk do të kishte ardhur kurrë në jetë, tha Rama
“As që e diskutoj që janë blerë vota në këto 30 vjet.

Por as nuk e diskutoj po ashtu që në asnjë palë zgjedhje lokale të pjesshme apo të përgjithshme, minimalisht që nga 2013, leku apo elementë kriminalë nuk kanë vendosur asgjë se kush ikën apo vjen në qeveri apo bashki,” deklaroi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu