
Motrat legjendare gjermane të ekranit, Alice dhe Ellen Kessler, të njohura në mbarë botën për karrierën e tyre të gjatë në muzikë dhe televizion, kanë paguar mijëra euro për të kryer vetëvrasjen e asistuar. Lajmi konfirmohet nga zëdhënësja e kompanisë gjermane të asistencës së vetëvrasjes DGHS, Wega Wetzel, për TMZ, e cila e raporton ekskluzivisht.
Sa kushton një vetëvrasje e asistuar?
Sipas DGHS, tarifa standarde për procedurën është:
4,000 euro për një person, ose
- 6,000 euro për dy persona së bashku.
Kjo shumë përfshin shpenzimet e mjekëve, avokatëve, procedurat ligjore, dokumentacionin dhe asistencën e plotë deri në momentin final.
Motrat Kessler kërkuan të vdisnin “me dinjitet, së bashku”
Alice dhe Ellen Kessler kishin kontaktuar DGHS më shumë se një vit më parë. Sipas kompanisë, ato shprehën dëshirën për të “përfunduar jetën me dinjitet, në të njëjtën ditë dhe pranë njëra-tjetrës”.
Dy vajzat, të cilat arritën majat e suksesit në të gjithë Europën dhe SHBA-në duke performuar me yje si Dean Martin, Frank Sinatra dhe Fred Astaire, kishin mbushur 89 vjeç.
Si u realizua procedura?
Vendimi për të ndërruar jetë u ekzekutua këtë javë, në banesën e tyre në Grünwald, në afërsi të Mynihut.
Procedura e vetëvrasjes së asistuar, sipas DGHS, funksionon kështu:
- Një mjek sjell infuzionin me dozë të lartë anestetiku.
- Mjeku vendos kanilën në krahun e pacientit.
- Pacienti vetë duhet të hapë valvulën e infuzionit (kjo është një kërkesë ligjore).
- Pas vdekjes, DGHS njofton policinë, siç kërkohet nga protokolli.
Vetëm vitin e kaluar, kompania ka ndërmjetësuar më shumë se 600 raste të vetëvrasjes së asistuar.
Jo një vendim i marrë lehtë – Rregulla të rrepta
Sipas rregullave të DGHS, personat që kërkojnë asistencë për vetëvrasje duhet:
të jenë anëtarë të shoqatës të paktën 6 muaj,
të dorëzojnë një kërkesë formale,
të zhvillojnë disa takime me mjekë, avokatë dhe, në disa raste, familjarë,
të kalojnë nëpër një proces të gjatë verifikimi për të konfirmuar vendimin.
Kush ishin motrat Kessler?
Alice dhe Ellen Kessler ishin ndër emrat më të famshëm të skenës europiane dhe botërore të viteve ’50–’80. Shquhej për performancat e tyre kabaretistike, këngët, baletin dhe prezencën në shou-të më të mëdha televizive në Gjermani, Itali, Francë dhe SHBA.
Ato u bënë ikona të kulturës pop dhe figura të dashura në gjithë Evropën.




