Një ngjarje tragjike ndodhi të enjten në kampusin e Universitetit Shtetëror të Floridës, ku një person i armatosur hapi zjarr, duke lënë pas dy të vdekur dhe të paktën pesë të plagosur. Sipas autoriteteve, autori i dyshuar është një 20-vjeçar, student në universitet, dhe djali i një zëvendëssherifi lokal.

Shefi i Policisë së Universitetit, Jason Trumbower, konfirmoi se arma e përdorur në sulm ishte më parë pjesë e arsenalit zyrtar të babait të autorit, dhe hetimet janë në vazhdim për të zbuluar si e ka marrë armën.

Dy viktimat nuk ishin studentë të universitetit, ndërsa pesë persona të plagosur po marrin ndihmë mjekësore në spitalin Memorial të Tallahassee. Edhe vetë autori është nën trajtim mjekësor.

Skena ka shkaktuar panik në kampus. Studentët dhe prindër të frikësuar u fshehën në një qendër bowling-u dhe në një ashensor transporti brenda qendrës studentore, ndërsa dëgjonin të shtënat që vinin nga jashtë ndërtesës.

Menjëherë pas alarmit për një sulm aktiv, forca të shumta policore, ambulanca dhe zjarrfikës u drejtuan me urgjencë drejt kampusit, në perëndim të kryeqytetit Tallahassee. Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe motivet e autorit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu