
Policia belge është në kërkim të personave të armatosur pas të shtënave me armë jashtë një stacioni metroje në qendër të Brukselit.
Nga kamerat e sigurisë në zonë janë vënë re dy persona të veshur me kapuç dhe me armë kallashnikov.
Ka patur një shkëmbim zjarri rreth orës 06:15 me kohën lokale dhe më pas kanë ikur në stacionin e metrosë dhe mund të jenë ende në tunelet e metrosë.
Mijëra udhëtarë u prekën nga incidenti, i cili ndodhi gjatë orës së pikut të mëngjesit.
Nuk dihet ende se kur mund të rifillojë funksionimi normal linjave të tramvajit./Klan