
Tre persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një qendër tregtare në zonën e Mytishchi, në Moskë të Rusisë.
Sipas mediave ruse, autori është arrestuar me menjëherë në vendngjarje.
TASS raporton se departamenti i policisë lokale mori një telefonatë për të shtënat e armëve në qendrën tregtare Krasny Kit.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar autorin, ndërsa qendra tregtare është evakuuar.