Një person është plagosur me armë zjarri në Tale të Lezhës. Ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit për njër vajzë, mes dy personave në një lokal në Tale.

I  plagosuri është dërguar në spitaline traumes në Tiranë. Autori është larguar menjëherë ndërsa policia është vënë në ndjekje të tij.

yacht hotel sarande

Njoftimi i policisë
Rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta mes dy shtetasve (motive xhelozie) ka mbetur i plagosur me armë zjarri, jashtë rrezikut për jetën, shtetasi A.M., 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për kapjen e autorit, i cili është i identifikuar nga ana e Policisë.

Autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi E.L, 30 vjeç, pasi ka kryer plagosjen, është larguar me një automjet në drejtim të autostradës, ku menjëherë janë ngritur dhe funksionojnë pikat e përkohshme të kontrollit policor.

Grupi hetimor ka sekuestruar në vendngjarje celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do t’i shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorit, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu