Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pak minuta më parë në lagjen e re të qytetit të Bulqizës.
Dyshohet se një person i paidentifikuar ende nga policia ka shtënë me armë zjarri drejt një personi tjetër i cili po dilte nga ambjentet e xhamisë pas faljes së namazit të së premtes.
Shënjestër e atentatit të ndodhur në Bulqizë ka qenë shtetasi Luan Tërnova, vëllai Fadil Tërnovës.
Fadil Tërnova është i shpallur në kërkim për disa vepra penale.
Ngjarjen në polici e ka denoncuar vetë Luan Tërnova.
Atentati ndodhi në jashtë xhamisë pas faljes së namazit të së premtes./vizionplus