
Dyshohet se viktima mund të jetë babai i një të riu që u vra disa muaj më parë në Greqi. Bëhet fjalë për Gjovalin Prendi, babi i Sidorel Prendit, i njohur ndryshe si Roan Brahimi. Ky i fundit, mbeti viktimë e një atentati në Athinë, vitin e kaluar. Ai u qëllua në sy të gruas dhe fëmijës së mitur.
Emri i Roan Brahimit ishte i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai njihej si rivali i Ervis Martinajt dhe akuzohej si i përfshirë në atentatin ndaj Ylli Brahimit, ku mbeti i vrarë Klisman Preçi. Roan Brahimi ishte në kërkim policor edhe për ekzekutimin e Brilant Martinajt dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 Korrik 2022. Ndër të tjera ai dyshohej se kishte lidhje edhe me vrasjen e Gentjan Bejtjes, i ekzekutuar disa muaj para Brahimit në vitin 2024.
Lezhë/Informacion paraprak
Në fshatin Pllanë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi Gj. P. 64 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë.
Forca të shumta të Policisë kanë shkuar në drejtim të vendit të ngjarjes të mbështetura nga Forca Kombëtare e Sigurisë, Njësia Shkodër.
Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ka shkuar në vendin e ngjarjes, dhe nën drejtimin e Prokurorit, po kryejnë veprimet hetimore me qëllim zbardhjen e ngjarjes.