Përmes një postimi në Facebook këtë mëngjes, Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen dhe respektin e tij për të gjithë efektivët e angazhuar në përballimin e situatës së vështirë të zjarreve që kanë përfshirë vendin.

“MIRËMËNGJES dhe me falënderimin me respekt për çdo efektiv të Forcave të Armatosura e të Policisë së Shtetit po ashtu, me një veçim plot admirim për shefin e policisë së Delvinës, Agim Troci që shpëtoi jetë duke rrezikuar të tijën, si edhe zjarrfikës, forca të Urgjencës Kombëtare e të Emergjencave Civile, të cilën janë në gatishmëri në këtë kohë të vështirë zjarresh në gjithë Europën Mesdhetare, ju uroj të diel të mbarë”, shkruan Rama.

Ndërkohë situata paraqitet dramatike në disa vatra aktive, në Borsh, Piqeras dhe Sasaj ku duket se zjarret kanë dalëjahsë kontrollit.

Ministri i Mbrojtjes njoftoi pak më parë se ka rinisur aksioni nga ajri për vënien në kontroll të flakëve, ndërsa janë evakuuar 40 banorë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu