
Është zbardhur kërkesa që Këshillii Ministrave i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese ditën e sotme, ku i kërkon pezullimi i vendimit të GJKKO për zv.kryeministren Belinda Balluku.
Këshilli i Ministrave kërkon që vendimi i GJKKO të pezullohet deri në shqyrtimin e çështjes nga Gjykata Kushtetuese.
“Konflkti i kompetencës ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), lidhur me pezullimin e ushtrimit të detyrës së anëtarit të Këshillit të Ministrave;
Shfuqizimi i vendimit nr.118, datë 19.11.2025, të GJKKO-së, për pjesën që ka disponuar vendosjen e masës ndaluese.
Pezullimin e vendimit të mësipërm të GJKKO-së, deri në përfundimin e gjykimit të kësaj kërkese nga Gjykata Kushtetuese;
Interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës”, thuhet në shkresen e Këshillit të Ministrave.
Kujtojmë që një ditë më parë GJKKO vendosi pezullimin nga detyra të zv.kryeminsitres belinda Balluku si dhe ndalimin e daljes jashtë vendit.
Ndërkohë gjatë ditës së sotme kryeministri Edi Rama gjatë knferencës së përbashkët me komisioneren për Zgjerim, Marta Kos, deklaroi se me ketë vendim të GJKKO, është cënuar pavarësia e pushtetit ekzekutiv, duke marrë kompetencat e një kryeministri, të presidentit dhe të parlamentit.
Sipas tij everia aktualisht nuk ka zv.kryeministër dhe një ministër të Infrastrukturës në funksionon pas pezullimit nga detyra të Belinda Ballukut, me vendim të GJKKO-së./vizion plus







