Pesë nga 49 emigrantët të cilët mbërritën mëngjesin e djeshëm në Shqipëri, kthehen në Itali.
Tre prej tyre ishin të mitur, ndërsa pas kontrolleve, dy të tjerët kanë rezultuar me probleme shëndetësore.
Pjesa tjetër, pra 44 emigrantë, kryesisht nga Egjipti dhe Bangladeshi, janë dërguar në kampin e Gjadrit.
Brenda 48 orëve pritet që këta të fundit të zhvillojnë një video konferencë me gjykatën italiane, në mënyrë që të merret një vendim nëse depërtimi i tyre drejt Shqipërisë është i ligjshëm apo jo.
(BalkanWeb)