Dy astronautë të ngecur në hapësirë do të kthehen në Tokë vitin e ardhshëm,
Nasa ka njoftuar një plan për të sjellë dy astronautët e ngecur në hapësirë në Tokë në një anije SpaceX vitin e ardhshëm.
Astronautët Sunita Williams dhe Barry ‘Butch’ Wilmore nuk kanë mundur të kthehen në shtëpi për shkak të një problemi me anijen kozmike Boeing Starliner.
Ata shkuan për një mision 8-ditor por po kalojnë pothuaj dy muaj në hapësirë.
Themeluesi i SpaceX personi më i pasur në botë, Elon Musk ka premtuar se do t’i kthejë ata në tokë.