
Një video virale 24 orët e fundit që po habit shqiptarët, përveç frikës, ka ngjallur edhe kureshtjen se në cilën zonë të Shqipërisë ka ndodhur kjo ngjarje.
AIA.AL mëson se u hetua si pistë lagja Çole e Vlorës, por më në fund luani u zbulua në Mallakastër.
Si rregull, autoritetet duhet ta marrin luanin Simba dhe ta çojnë në kopshtin zoologjik, pasi është e paligjshme në vendin tonë të mbash kafshë të egra në shtëpi, por deri tani kërkimet duket se janë pa sukses, pasi me publikimin e videos, i zoti e ka larguar kafshën nga shtëpia.
Në video shfaqet luani që kafshon një person në qafë, duke i lënë shenjat e dhëmbëve e që siç u mësua pas interesimit të gazetarëve sot, ishte punëtori që duhej ta ushqente dhe që për pak u bë vetë ushqim për të.