Vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Duka të arrestuar për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi kanë mohuar akuzën duke deklaruar se nuk janë ata vrasësit. Pak ditë më parë Policia njoftoi se kishte mundur të zbardhte ngjarjen e rëndë të 13 nëntorit, të ndodhur pranë Rrugës së Elbasanit.

Shkak për ngjarjen sipas policisë është bërë një konflikt pronësie teksa 52-vjeçari do të ndërtonte një pallat në truallin ku autorët e dyshuar, vëllezërit Shkëlqim dhe Florian Dukaj, i pari oficer policie, ishin kufitarë.

yacht hotel sarande

Në momentin e ngjarjes viktima ka qenë në sheshin e pallatit me bashkëshorten duke pastruar ambientin poshtë dhe ka hyrë e dalë disa herë në pallat. Sipas informacioneve, në një moment që ka dal jashtë dhe kur zhurma e fishekzjarreve kishte nisur për të kamofluar zhurmën e armës, Eduart Reçi është rrëzuar dhe ka rënë në tokë.

Bashkëshortja e tij fillimisht ka menduar se ai është lënduar në kokë nga fishekzjarret duke mos kuptuar se ishte plumb. Momentalisht mbetet e papërcaktuar se nga çfarë arme u qëllua Reçi. Grupi hetimor ka vërtetuar me pamje fimike se autori i dyshuar Shkëlqim Duka e ka ruajtur për 6 ditë viktimën. Nga pamjet filmike ka rezultuar se Duka ka qëndruar për 6 ditë në pritje të Eduart Reçit..lapsi.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu