Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, në një deklaratë publike për mediat pas rreth pesë muajsh është shprehur se Rripi i Gazës do të jetë nën kontrollin izraelit dhe se Hamasi do të mposhtet.

Netanyahu theksoi se Izraeli është i përgatitur për një mundësi për armëpushim të përkohshëm dhe një marrëveshje për lirimin e pengjeve. Ai deklaroi se “forcat izraelite e kanë goditur armikun e tyre në jug dhe i kanë bërë ballë sasive të jashtëzakonshme të presionit për të ndaluar luftën”.

Lidhur me ofensivën e re tokësore izraelite në Gaza, Netanyahu thotë se tre ditë më parë mori vendimin për të filluar fazën tjetër të luftës.

“Në fund të kësaj fushate, të gjitha territoret e Rripit të Gazës do të jenë nën kontrollin e sigurisë së Izraelit”, tha ai.

Netanyahu thotë se është i përgatitur t’i japë fund luftës “nën kushte të qarta që sigurojnë sigurinë e Izraelit”.

Ai thotë se kjo përfshin lirimin e të gjithë pengjeve izraelite, dorëzimin e armëve nga Hamasi, dëbimin e udhëheqjes së saj nga Rripi i Gazës dhe çarmatimin e plotë të zonës.

Banorët që duan të largohen nga Gaza do të jenë në gjendje të largohen, shton ai. Kryeministri izraelit vazhdon të thotë se ata që i bëjnë thirrje Izraelit të përfundojë luftën përpara se të arrihen këto qëllime, po bëjnë thirrje për “mbajtjen e Hamasit në krye të Gazës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu