Brezat e mëparshëm në SHBA nuk do ta merrnin kurrë në konsideratë idenë e blerjes së një shtëpie së bashku me një mik. Por gjithçka ndryshoi me Gjeneratën Z, e cila nuk e sheh më si stabilitet martesën, fëmijët, madje as si diçka të dëshirueshme. Një numër rekord të rinjsh raporton TIME po martohen në moshë të madhe ose nuk martohen fare dhe zgjedhin të mos kenë fëmijë. Të kursesh për një shtëpi është kthyer në sfidë nga faktorë ekonomikë si inflacioni i lartë, shtimi i kostos së jetesës dhe rrogat që nuk rriten. Më shumë se 12 milionë amerikanë e shpenzojnë gjysmën e rrogës për qira dhe në 99% të shteteve amerikane kostot e strehimit janë të papërballueshme bën me dije ATTOM, një bazë të dhënash për pasuritë e paluajtshme. Çiftet janë forca më e madhe blerëse në SHBA ndërsa për beqarët është e vështirë të çajnë në tregun imobiliar. Në mënyrë që blerja e një shtëpie të mos kufizohet me një lidhje intime, shumë amerikanë po zgjedhin që bashkëpronarë të kenë miqtë. Një anketë e JW Surety tregon se 15% e amerikanëve kanë blerë shtëpi me një person tjetër që nuk është partneri i tyre. Tashmë ka kompani në SHBA që po ndihmojnë tregun e pasurive të paluajtshme të ndryshojë qasjen drejt pronarëve jotradicionalë, ndaj numri i tyre nga 5% në vitin 2021 ka shkuar në 13% gjatë 2023. Askush prej tyre nuk e sheh banesën si një shtëpi të përjetshme por si një pronë që i ndihmon të krijojnë stabilitet financiar dhe të ndërtojnë diçka për të ardhmen./Përshtatur në shqip nga TIME në aia.al