Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule ka deklaruar në Çim Peka Live se me rastin e dënimit dhe heqjes së mandatit të kryetarit të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, u dëshmua në mënyrë të plotë kapja e shtetit nga Edi Rama.
Moderatori Çim Peka publikoi një foto ekskluzive ku dëshmohej se kandidati i PS-së për Bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo u bë banor i Himarës që në prill të 2024, gjë e cila vërteton se vendimi i gjykatës është dhënë politikisht.
“Nuk bëhet fjalë vetëm për vendimin e gjykatës. U arrit që të komprometohen shumë institucione të tjera përveç policisë, segmenteve të drejtësisë edhe KQZ deri te Presidenca e Republikës. U dëshmua në mënyrë të plotë kapja e shtetit nga Edi Rama’, u shpreh Dule
Debati në studio:
Dule: Pavarësisht se dukeshin gjërat që në momentin që u emërua prefekt, nuk besoja që zoti Tavo të keqpërdorej nga zoti Rama në një zonë kaq delikate dhe kaq komplekse që është Himara.
Peka: Ka ndryshuar adresën që në prill i ka marrë masat për këtë gjë. Foto e ndryshimit të adresës së Vangjel Tavos është bërë banor i Himarë që në 3 prill 2024. Pa pasur vendim të gjykatës, Rama e kishte të qartë që do e marrim mandatin, regjistrohu si banor i Himarës se kështu e kërkon ligji për të kandiduar më pas. Kjo është një provë që vendimi i gjykatës është dhënë politikisht.
Dule: Nuk bëhet fjalë vetëm për vendimin e gjykatës. U arrit që të komprometohen shumë institucione të tjera përveç policisë, segmenteve të drejtësisë edhe KQZ deri te Presidenca e Republikës. U dëshmua në mënyrë të plotë kapja e shtetit nga Edi Rama./SYRI.net