Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka vijuar takimet me strukturat e partisë në kryeqytet, në kuadër të fushatës për rienergjizimin e PS-së dhe përkrahjen e projektit politik të Tiranës Europiane 2030.

Në një aktivitet të zhvilluar pasditen e së dielës me anëtarët dhe mbështetësit e PS-së në Njësinë 5 të Tiranës, Balla, i caktuar për të ndihmuar fushatën e Ogerta Manastirliut, theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët për arritjen e objektivave politike të partisë në kryeqytet dhe në rang vendi.

“#Tirana2030 🌹 për #Shqipëria2030 🇦🇱🇪🇺. Vijuam sot pasdite punën për rienergjizimin e strukturave të PS me takimet me anëtarë dhe mbështetës të Njësisë 5, me angazhimin e përbashkët të kryetares që i duhet Tiranës europiane, Ogerta Manastirliu,” – shkroi Balla në një postim në rrjetet sociale.

Ky takim është pjesë e nismës së Partisë Socialiste për të forcuar organizimin në bazë, si dhe për të rritur komunikimin me qytetarët në pritje të zgjedhjeve në kryeqytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu