Taulant Balla takon Arqipeshkvin e kryedioqezёs metropolitane Tiranё-Durrёs, Arjan Doda: Komuniteti Katolik, shtyllë e rëndësishme e identitetit tonë kombëtar dhe shpirtëror

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka zhvilluar një takim me Arqipeshkvin Metropolit të Tiranë-Durrësit, Imzot Arjan Dodaj. Përmes një postimi në rrjete sociale, Balla e ka cilësuar gjithmonë të dobishme bisedat me përfaqësuesin e lartë të Kishës Katolike në vend.
Ai ka theksuar se komuniteti katolik shqiptar është një shtyllë e rëndësishme e identitetit kombëtar dhe shpirtëror, duke nënvizuar rolin historik të Kishës Katolike në arsim, kulturë dhe përhapjen e vlerave të paqes, dashurisë dhe solidaritetit.
“Falë përkushtimit të Kishës Katolike dhe të komuniteteve të tjera fetare Shqipëria është sot një shembull i harmonisë fetare dhe bashkëjetesës vëllazërore mes besimeve”, shkruan Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu