
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla përmes një postimi në rrjetet sociale, e cilësoi kreun e PD, Sali Berisha si një njeri “të mbaruar politikisht, mendërisht dhe fizikisht”, ndërsa shtoi se sipas tij janë cenuar simbole dhe institucione të rëndësishme të vendit.
“Vetëm një i mbaruar politikisht, mendërisht dhe fizikisht si bufi i SHQUP-it mund të godasë flamurin kombëtar, flamurin e BE, policinë e shtetit dhe institucionet e vendit. Turpi nuk është i këtij matufi, por i atyre pak që kanë mbetur dhe i shkojnë mbrapa”, – shkruan Balla.
Balla komentoi pamjet që vijnë nga protesta e opozitës pasi më herët në një postim tjetër paralajmëroi se do të kishte akte dhune: “Ja sheshi, ja mejdani, ja dhe grupi kriminal që mbulohet me çadra (edhe pse nuk bie shi) gati për molotovët e një plaku të rrjedhur.” thuhej në postimin e Ballës në fillim të protestës.



