Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për diasporën, Taulant Balla, u shpreh mirënjohës për mikpritjen e ngrohtë dhe angazhimin e shqiptarëve jashtë vendit në hyrje të takimit të madh në Kretë së bashku me kryeministrin Rama.

“Përshëndetje Kreta, shumë faleminderit për këtë mikpritje kaq të ngrohtë. Kur caktuam itinerarin e takimeve me diasporën para datës historike të 11 majit, nuk kishim asnjë dilemë që një nga pikat e takimit do të ishte Kreta,” u shpreh Balla.

Ai theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së diasporës në procesin zgjedhor, duke e cilësuar votën e tyre si vendimtare për të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

“Dua t’ju falënderoj këtu nga Hania-ja të 246 mijë bashkatdhetarëve tanë,çerek milioni në të gjithë diasporën që u bashkuan me ne për t’i dhënë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste më 11 maj një mandat historik, për t’iu dhënë secilit prej jush më në fund pasaportën e merituar evropiane,” tha ai.

Balla nënvizoi gjithashtu se vota për Partinë Socialiste është një votë për familjen dhe për Shqipërinë evropiane.

“Prandaj, motra dhe vëllezër, ky mandat është mandati më i rëndësishëm që populli shqiptar, e kësaj radhe bashkë me vëllezërit dhe motrat tona në diasporë, i kanë besuar Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama.”

Duke kujtuar angazhimin e tij politik, ai ndau një moment personal nga fillimi i karrierës së tij si deputet.

“Si atëherë dhe tani, në një fushatë kaq të bukur me vëllezërit dhe motrat tanë në diasporë, kam marrë edhe atje dhe tani një pyetje. Atëherë më thonin: Po mirë, Taulant, kur të zgjidhesh deputet, do na vish më në zonë se ne nuk jemi mësuar që deputeti të na vijë shpesh? Unë dua t’ju them sot që të njëjtën pyetje kam marrë këto ditë dhe kudo që kam shkuar këto 7 muaj kur na thonin do vini përsëri. Një gjë mbajeni mirë mend: Një gjë mbajeni mirë mend: Do të vijë vetëm Edi Rama dhe Partia Socialiste, asnjëri prej atyre të tjerëve nuk do të vijë,” tha ai, duke e cilësuar Partinë Socialiste si të vetmen forcë që realizoi votën e diasporës.

Ai i ftoi të gjithë shqiptarët që kur të marrin zarfin me votën e tyre, ta plotësojnë pa hezitim.

“Prandaj motra e vëllezër, ne e mbajtëm fjalën, e realizuam votën e diasporës, ajo që mbetet është që sapo të mbërrijë zarfi bashkë me votën, plotësojeni, mos shikoni as majtas, as djathtas, por shikoni drejt përpara të 5.Mos shikoni as majtas, as djathtas, por shikoni drejt përpara te 5. Votoni Partinë Socialiste, votoni Edi Ramën dhe t’i japim Shqipërisë vendin që meriton.Votoni Partinë Socialiste, votoni Edi Ramën dhe ti japim Shqipërisë vendin që meriton dhe këtë flamur tani, ngrijini të gjithë, ngrijini të gjithë. Këtë flamur ta vendosim atje në Bruksel”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu