
Në ditën e lindjes së Fatos Nanos, një prej figurave më të rëndësishme të tranzicionit politik shqiptar, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla bën urimin e veçantë.
“Gëzuar ditëlindjen udhëheqësit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nanos. Mirënjohje për kontributin vendimtar në ato kohë të vështira kur Partia Socialiste nuk lëvizi asnjë moment nga graviteti i interesit kombëtar, çka u skalit si një vijë sjelljeje e palëkundur e socialistëve shqiptarë, duke e bërë Partinë Socialiste të Shqipërisë unikale mes partive politike në Shqipëri,” shkroi Balla në rrjete sociale.
Fatos Nano, i lindur më 16 shtator 1952, është themeluesi dhe kryetari i parë i PS-së pas transformimit të Partisë së Punës në vitin 1991. Ai mbetet një figurë kyçe e së majtës shqiptare, që drejtoi partinë në momente vendimtare, përfshirë periudhën e burgut politik gjatë qeverisjes së Sali Berishës, rikthimin në pushtet në vitin 1997, si dhe konsolidimin e Partisë Socialiste si një forcë moderne në spektrin politik shqiptar.







