Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, ka reaguar ndaj akuzave të liderit të opozitës, Sali Berisha, lidhur me arrestimet në mesin e familjes Çapja në Elbasan, për të cilin Berisha pretendon se është kryer me urdhër të Suel Çelës në këmbim të votave.
Në një postim në Facebook, Balla zgjodhi t’i përgjigjej me humor, duke publikuar një video nga filmi i famshëm shqiptar “I teti në bronx”. Në video dëgjohet batuta e njohur e Roshit: “Zamet, o Sali Protopapa, përpara se të vdes, më puth një herë këtu në prapanicë.” Kjo batutë, e interpretuar në filmin e vitit 1970, u përdor nga Balla për t’i kthyer një përgjigje ironike akuzave të Berishës.
Përplasjet mes Ballës dhe Berishës nuk janë të reja. Dhjetorin e kaluar, gjatë një debati në parlament, Balla e akuzoi Berishën se kishte arrestuar Adem Jasharin, duke thelluar përplasjen mes tyre.